Ish opinionistja e BigBrother Vip, Zhaklina Lekatari, bëri një postim i cili nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.
Zhaklina e cila vizitoi Serbinë u shpreh se ndjehet e sigurt në një vend ku s’ka shqiptarë.
Ndaj saj reagoi edhe këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, reagim ky që duket se nuk i ka pëlqyer aspak Zhaklinës.
Ish opinionistja e BigBrother Vip, Zhaklina Lekatari, bëri një postim i cili nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.
Zhaklina e cila vizitoi Serbinë u shpreh se ndjehet e sigurt në një vend ku s’ka shqiptarë.
Tha se është e sigurt në Serbi sepse nuk ka shqiptarë, Nita i reagon ashpër Zhaklinës
“Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh që një pseudo- këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot, pasi i iku vëmendja e BigBrother, tenton të vazhdojë të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje”, tha Zhaklina për Nitën, përcjell Insajderi.
Tutje, ajo vazhdoi duke i ofenduar kosovarët teksa tha se duhet ta mësojnë gjuhën shqipe.
‘’Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk I derdhni më nga dritarja, kur të shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj, kur të shoh që të ndërhyni kur ka padrejtësi’’, tha ajo përmes rrjetit social Instagram. /Insajderi