Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, sot po përballet me pyetje në lidhje me Inteligjencën Artificiale (AI) në një seancë dëgjimore në Senatin e SHBA
Kompania krijoi aplikacionin ChatGPT, i cili mund të shkruajë ese, skripta, poezi dhe të zgjidhë kodimin kompjuterik në një mënyrë të ngjashme me njeriun, përcjell klankosova.tv.
Politikanët amerikanë po kërkojnë përgjigje për çdo kërcënim të mundshëm që paraqet AI dhe nëse ai duhet të rregullohet nga qeveria.
Altman pritet të bëjë thirrje për rregullimin e teknologjisë teksa dëshmon për herë të parë në Kongres
Disa ekspertë, duke përfshirë Dr.Geoffrey Hinton, të ashtuquajturin ‘baba i IA-së’, kohët e fundit kanë ngritur shqetësime për teknologjinë me zhvillim të shpejtë./Klan Kosova