Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi pasditen e së mërkurën në rrugën “UÇK” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike ka ndaluar automjetin e të dyshuarit B.S., dhe i ka gjetur substanca të dyshimta.
Në veturë i kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime të vogla me peshë rreth 4 gram, që dyshohet të jetë kokainë.
Pas veturës, Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e banesën e të dyshuarit në Prishtinë.
Gjatë operacionit të kontrollit në banesë ka sekuestruar:
Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth 570 gram, me vlerë tregu vendor rreth 57,000 Euro.
Tri peshore digjitale,
1000 Euro, para kesh,
18 Dollar amerikan,
160 Franga zvicerane,
20 Funta angleze,
20 dinar serb,
Dy telefona
Një Automjet e tipit Audi.