Kryeministri Albin Kurti, mori sot pjesë në prezantimin e Fondit Sovran para përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve.
Objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në këtë tryezë, transmeton klankosova.tv.
Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.
170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.
Me 7 maj, u mbajt konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Konsultimet publike për Projektligjin për Fondin Sovran tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri. Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend.
Pjesëmarrja e Kurtit në këtë evend, u bë përkrah kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, profesor Besnik Pula dhe Koodinatores së Grupit Punues jurdik të Fondit Sovran, Rrezarta Pllana.