Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e Përfaqësueses A, Rami Hadar.
Hadar ka mbi 30 vjet përvojë në basketbollin evropian, ku ka drejtuar skuadra të mëdha si Maccabi Haifa dhe Maccabi Be’er Sheva.
Për të do të jetë hera e parë që udhëheq një kombëtare A, ndërsa tani i njeh shumicën e basketbollistëve vendorë të Kosovës. Ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Izrael dhe ka përvojë në ligën më të fortë evropiane, Euroleague, që njihet si trajneri më i mirë izraelit.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, hapi konferencën për media, me një falënderim të veçantë, duke falënderuar të gjitha mediat për përkrahjen e vazhdueshme.
Gjatë prezantimit, Fetahu u shpreh se Rami Hadar është trajner me shumë përvojë dhe njohuri të mëdha për lojën dhe strategjinë në basketboll.
“Jemi me fat dhe jemi mirënjohëse që trajneri ka pranuar ta udhëheq Kosovën për tri vitet e ardhshme dhe së bashku kemi përgatitur gjithçka për ciklin para kualifikues.”
Trajneri Hadar ka falënderuar Federatën për besimin e dhënë dhe ka premtuar që do të jap maksimumin.
“Së pari falënderoj Federatën për mundësinë. Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë dhe së bashku me këtë punë vjen dhe përgjegjësia e saj dhe ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime. E shoh si një sfidë në karrierën time si dhe një nga punët më të rëndësishme”.
Tutje Hadar ka thënë së beson në ‘rosterin’ e lojtarëve dhe në lojtarët, por gjithashtu janë duke shikuar edhe mundësinë e natyralizimit të lojtarëve, të cilët do të mund të kontribuojnë.
Hadar ka folur edhe për Kosovën si vend, duke e cilësuar edhe të bukur dhe me njerëz shumë mirëpritës.
Fetahu ka njoftuar edhe se gjatë kësaj jave do të behën të ditur edhe ndimhestrajnerët e Përfaqësueses A.
Tutje, Fetahu ka treguar se është menduar që ndeshjet para kualifikuese do të zhvillohen në Prizren, në sallën e sporteve të rinovuar së fundmi “Sezai Surroi”.
Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025./Klan Kosova