Vazhdojnë ‘thumbat’ ndaj njëri-tjetrit, Bledi: Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon se me Nitën

Një ‘luftë’ verbale ka nisur mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania 2, këngëtares nga Kosova Nita Latifi dhe gazetarit nga Shqipëria Bledi Mane.

Dyshja gjatë kohës sa ishin pjesë e BBVA u panë ta afërt dhe u duk se krijuan një miqësi me njëri-tjetrin, por kështu nuk ndodhi edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Nita dhe Bledi kanë hedhur ‘thumba’ përmes rrjeteve sociale madje duke bërë edhe deklarata shpesh herë ofenduese.
https://www.instagram.com/bled_mane/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4dcce082-2319-474b-a8fc-2d163e53d7e0

Një të fundit e bëri Bledi gjatë ditë së sotme, duke thënë se para Nitës për martesë do të preferonte dy ish-banorët Kristi Aliaj dhe Ronaldo Sharkën.

“Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën. Lutuni për Nitën”, ka shkruar Bledi në një postim në Instagram.

Kujtojmë që në BBVA, Bledi dhe Nita kishin realizuar një dasmë tradicionale në kuadër të lojës në shtëpinë e famshme.