Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Bjellorusisë, Georgy Kondratiev ka publikuar listën e zgjeruar të lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” që i luan muajin tjetër.
Në listën e publikuar, janë përfshirë 33 futbollistë, ndërsa lista finale prej 23 lojtarëve do të mësohet para dy ndeshjeve të qershorit.
Bjellorusia do të përballet me Izraelin dhe Kosovën, ndeshje këto që i luan në stadiumin “Ferenc Pushkash” në Budapest të Hungarisë pasi ndeshjet si vendase nuk mund t’i luajë në vendin e vet.
Më 16 qershor do të luajë me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Kosovën, ndeshje këto që i takojnë Grupit I. Bjellorusët do të grumbullohen më 10 qershor, ndërsa një ditë më vonë do të udhëtojnë për në Hungari, ku do të qëndrojnë deri më 21 qershor. Në listën e zgjeruar të Bjellorusisë nuk ka ndonjë lojtar të njohur, pasi janë futbollistë që bëjnë karrierë në kampionatin vendas, pastaj Kazakistan, Rusi, Azerbajxhan e Izrael./Koha.net