Osmani: Sulmet e bandave kriminale në veri duhet të dënohen nga të gjithë

Për situatën në veri ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se aktet e strukturave ilegale serbe, duhet të dënohen nga të gjithë.

Sipas saj ata që zbatojnë urdhrat e presidentit të Serbisë Alekdandar Vuçiq, për të destabilizuar veriun e vendit duhet të përballen me drejtësinë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për të destabilizuar veriun e Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në Twitter.