Fasulet kanë përfitimeve të shumta shëndetësore, duke filluar nga ajo që janë të mbushura me fibra, proteina dhe lëndë ushqyese thelbësore si acidi folik, kaliumi, zinku dhe magnezi.
Alex Glover, nutricionist në “Holland & Barrett” ka treguar se fasulet mund të kontribuojnë në një vakt të dendur me lëndë ushqyese për një çmim të volitshëm.
Sipas tij, fasulet mund të ndikojnë që ju të jetoni më gjatë, gjithashtu ka edhes humë përfitime të tjera shëndetësore, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ngrënia e fasuleve është treguar se ulë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe të gjitha sëmundjet që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë tonë.
Fasulet ndihmojnë edhe në rënien në peshë, madje Alex tregoi edhe se fasulet janë ushqim shumë i ngopshëm falë sasisë së lartë të fibrave dhe proteinave./Klan Kosova