Kurti: Grupet ekstremiste serbe sulmuan ushtarët e KFOR–it me granata të sjellura nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish për tensionet e 29 majit, duke thënë se atë ditë, grupet ekstremiste në Veri të Kosovës plagosën ushtarë të NATO-s duke përdorur armatim të sjella nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se çfarë granate kanë marrë këto grupe nga Serbia.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dhjetëra ushtarë të KFOR-it kishin mbetur atë ditë të plagosur, duke ngjallur kështu reagimin ndërkombëtar./Sinjali