Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka reaguar sot lidhur me draft-propozimin e Kyeministrit Rama për Asociacionin, në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.
Balliu shprehet se Rama është haptas kundër Kosovës. Sipas tij, kryeministri është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, dhe se sipas tij ai ka urrejtje rraciste për Kosovën, njësoj si Serbët.
Reagimi i plotë:
Rama, haptas kundër Kosovës.
Rama është analizuar prej kohësh si një trashgimtar i linjes vllazërore me Serbine në gjurmët e themeluestit te kësaj marrdhenie, Enver Hoxhes.
Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarsine, nuk ka më të verbër.
Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar./GazetaSinjali/