Abbott viziton Ristuccian, flasin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar sot komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, raporton Klan Kosova.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, shkëlqesia e tij Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në Camp Film City në Prishtinë, dhe kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në zonë”, thuhet në postimin e KFOR-it në Twitter.