Ajdini gjunjëzon Zurihun në Superligës Zvicerane

Alban Ajdini, lojtari i Lausanne ka luajtur një ndeshje spektakolare kundër FC Zurich, duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë.

Ajdini fillimisht në minutën e 15′ asistoi për Konindredi, për të zhbllokuar rezultatin në 1 me 0.

Në pjesën e dytë Ajdini tregoi menjëherë se kjo është dita e tij.

Në minutën 64′  ai shënoi golin e parë, ndërsa në të 73′ edhe golin e dytë.

Ajdini në fund u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

Me këtë fitore Lausanne i afrohet kreut të tapelës në 4 pikë, duke i blinduar në vendin e katërt në tabelën e Superligës Zvicerane.

Alban Ajdini (25 vjeçar) është me prejardhje nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, ndërsa vitin e kaluar ka debutuar edhe me Reprezentacionin e Kosovës.