Aksident në Shqipëri, vdes shtetasja gjermane

Një shtetase gjermane ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Qafë-Thanë – Prrenjas, ku vetura që drejtohej nga shtetasja gjermane u godit nga një maune.

Sipas policisë mauna që goditi veturën, drejtohej nga një shtetas serb, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv

Përveç viktimës në veturë ishte edhe bashkëshorti i saj, i cili po trajtohet në spital si shkak i plagëve të marra.

Shkaqet e këtij aksidenti po hetohen nga organet e rendit.

Ky ishte aksidenti i gjashtë që ndodhi gjatë së martës në rrugën Pogradec-Prrenjas./ Klankosova.tv