Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime, kryebashkiaku: Qyteti i la mbresa të shkëlqyera

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Kryetari i Bashkisë në këtë komunë, Ermal Dredha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se Vlora i la mbresa të shkëlqyera, ndërsa thekson se shumë njerëz pritën në radhë për të bërë foto me të.

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, ka shkruar Dredha. /SPEKTRI