Mëngjesin e sotëm shumë shkolla në Serbi kanë pezulluar mësimin për shkak të paralajmërimeve për vendosje bombash, të cilat kanë mbërritur në adresat elektronike të shkollave.
Ndërkohë që në Bujanoc disa shkolla kanë pezulluar procesin mësimor për shkak të paralajmërimeve për vendosje bombash, por shkollat shqipe nuk kanë marr paralajmërime të tilla dhe kanë zhvilluar procesin mësimor normalisht.
Paralajmërimet janë dërguar në Shkollën fillore “Branko Radiçevic” në Bujanoc, Shkollën fillore “Bora Stankoviq” në Klenik, Shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosojë si dhe në Shkollën e mesme “Sveti Sava”. Nxënësit dhe stafi janë evakuuar menjëherë, ndërsa njësitë policore po kryejnë kontrolle të detajuara në objektet shkollore.
Këso paralajmrimesh janë bërë edhe më përpara nëpër shkolla në Serbi sidomos gjatë vitit 2022, masat janë marr por incidente nuk ka pasur.