Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill pritet të vizitojë Komunat Bujanoc dhe Preshevë, në kuadër të vizitës së tij që do të zhvillojë në jug të Serbisë.
Fillimisht, Hill do të ndalojë në Vranjë për të u takuar me kryetarin e komunës, ndërsa në mesditë do të vazhdoj vizitën në komunën e Bujanocit.
Në agjendën e ambasadorit është paraparë që sot të zhvillohet takimi me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe pastaj me deputetin popullorë Shaip Kamberin.
Ambasadori Hill të martën zhvillon vizitën e tij në Preshevë.
Gjatë vizitës në këto komuna, ambasadori do të vizitojë edhe bazën ushtarake Jug, takim me nxënësit e shkollave të mesme dhe student në këndin amerikan, si dhe do të takojë ndërmarrësit nga Bujanoci dhe Presheva./Spektri