Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se Perëndimi siç tha ai “ pavarësisht deklaratave nuk ka dëshirë të krijojë Asociacionin” .
Ai për TV Prva theksoi se nëse do të kishte presion, “Kosova do ta kishte mbështetur Asociacionin shumë kohë më parë”.
“Situata në terren nuk është e mirë, ne madje mendojmë se në një farë kuptimi po përkeqësohet dhe ndonjëherë këto bisedime të Brukselit dhe ndërmjetësimi i Brukselit duket se po e mbyllin njërin sy ndaj situatës në terren”, shtoi i dërguari i Moskës në Beograd, përcjell Kosovo Online. /Klankosova.tv.