Kombëtarja shqiptare konfirmoi një tjetër miqësore në muajin nëntor. Pas ndeshjes së luksit me Italinë më 16 nëntor, federata shqiptare e futbollit zyrtarizoi miqësoren e radhës. Vetëm 3 ditë pas Italisë, kuqezinjtë do të luajnë më 19 nëntor përballë Armenisë në Arenën Kombëtare në Tiranë.
Fillimisht, u planifikua një vëllazërore me Kosovën, por terreni i vështirë dhe kostoja e lartë për ta zhvendosur ndeshjen në një tjetër vend, kanë bërë që dardanët ta anulojnë këtë takim. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë miqësoren e parë me Arabinë Saudite më 26 tetor në transfertë.