Stadiumi King Salman në Arabinë Saudite do të përfundojë në vitin 2029 dhe do të jetë shtëpia e re e kësaj kombëtare aziatike në të ardhmen.
Stadiumi është projektuar nga Popoluos, studio e arkitekturës dhe dizajnit që ka punuar edhe në stadiumin e Tottenhamit dhe do të ketë mbi 92,000 vende.
Stadiumi kryesor do të përfshijë gjithashtu apartamente ekskluzive, një sallë pritjeje, rreth 2,500 vende parkimi, dhe objekti do të ketë gjithashtu kopshte dhe një shëtitore me pamje nga Parku i Mbretit Abdulaziz.
Projekti përfshin gjithashtu objekte tregtare, fusha futbolli, një zonë tifozësh dhe një qendër me një pishinë olimpike dhe një stadium me një pistë atletike.
Me pak fjalë, Arabia Saudite po përgatitet për Kupën e Botës së vitit 2034, ku do të presë, duke i prezantuar publikut një objekt të ri të së ardhmes. /Telegrafi/