Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë siguruar edhe tri vaksina të reja.
Vaksinat e siguruara janë : vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit, vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.
Vitia në një postim në “Facebook”, ka thënë se “pas një dekade përditësuam kalendarin e vaksinimit, gjashtëfishuam buxhetin për vaksina, shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim”.
Postimi i plotë:
💉 Tre vaksina të reja – Mbrojtje e shëndetit të qytetarëve
Kemi siguruar:
👉🏻Vaksinën HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës
👉🏻Vaksinën kundër rotavirusit
👉🏻Vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.
Pas një dekade përditësuam kalendarin e vaksinimit🗓️.
📍Gjashtëfishuam buxhetin për vaksina.
📍Shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim.