Në mesin e shumë të pranishmëve sot në Prizren me rastin e 147-të vjetorit të themelimit të lidhjes së Prizrenit ka qenë sot edhe kryetari i Komunë së Bujanocit Arbër Pajaziti.
“Sot, me nderim të veçantë mora pjesë në aktivitetet e organizuara nga Komuna e Prizrenit me rastin e përvjetorit të 147-të të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – moment historik që shënon fillesën e organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve”, ka shkruar Pajaziti ndër të tjera.
Ky është postimi i Pajazitit në faqen e tij ë facebook:
“Sot, me nderim të veçantë mora pjesë në aktivitetet e organizuara nga Komuna e Prizrenit me rastin e përvjetorit të 147-të të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – moment historik që shënon fillesën e organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve.
Në këtë vend simbolik, ku u hodhën themelet e vetëdijes sonë kombëtare, kujtuam përkushtimin, mençurinë dhe sakrificën e atyre burrave vizionarë që u ngritën në mbrojtje të trojeve tona dhe të së ardhmes së popullit shqiptar.
Prizreni, si dikur, mbetet qendër e krenarisë dhe bashkimit kombëtar. Të frymëzuar nga trashëgimia e Lidhjes, ne sot vazhdojmë rrugën për një të ardhme më të drejtë, më të bashkuar dhe më të dinjitetshme për të gjithë.
Lavdi dhe nderim brez pas brezi për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”!




