Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, gjatë qëndrimit të saj në Ulqin, morri pjesë në një konferencë “Shoqëria fillon me të drejtat e Gruas” e organizuar nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me WAW dhe Fondacionin “Duartë e Eminës”. Ajo ishte pjesë e një paneli të përbërë nga gratë me ndikim, përfshirë Atifete Jahjagën, ish-presidenten e Republikës së Kosovës; Emina Çunmulajn, kryetaren e Fondacionit “Duart e Eminës”; dhe Neda Radoviqin, drejtoreshën e NVO Sistem për mbrojtjen dhe të drejtat e grave.
Diskutimi u përqendrua kryesisht në temën “Mbrojtja e Gruas.” Sinani ndau përvojat e saj si gruaja e parë që udhëheq një komunë në Serbi, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të grave në proceset vendimmarrëse. Ajo nënvizoi se, megjithëse barazia gjinore në Luginën e Preshevës është ende në zhvillim, angazhimi i saj mbetet i fortë për të krijuar më shumë mundësi dhe mbështetje për gratë në politikë dhe shoqëri.
Sinani konferencën e cilëson si hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të të drejtave të grave në rajon, duke inkurajuar përkushtimin dhe bashkëpunimin për arritjen e ndryshimeve të dëshiruara në të ardhmen e grave.
Postimi i plotë në facebook:
https://www.facebook.com/kryetare