Aro Muriq, i gatshëm për lojën e sotme të Kosovës

Aro Muriqi do të jetë sot, në portën e Kombëtares së Kosovës.

Muriqi nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Dardanëve në Bukuresht, për shkak të gripit dhe jo të ndonjë lëndimi të mundshëm.

Megjithatë, siç raporton gazetari Arlind Sadiku, Muriqi do të jetë i gatshëm për lojë sonte.

Përndryshe, Kosova do të ballafaqohet me Rumaninë në Bukuresht, duke filluar nga ora 20:45.

Dardanët pas barazimit emocionues me Zvicrën, do të synojnë që të nxjerrin një rezultat pozitiv edhe ndaj rumunëve. /Klan Kosova