Nga Ukraina në Kili, protestuesit nga gjithë bota janë tubuar përmes himnit demonstrues italian “Bella Ciao”, e cila tash po këndohet nga protestuesit në solidarizim me gratë në Iran.
Kjo këngë, e cila flet për dëshpërimin për liri, është kënduar në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u bë simbol i rezistencës kundër fashistëve.
Që nga atëherë është bërë thirrje globale në përkrahje të iraniave që po protestojnë për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini, pas arrestimit nga policia për moral.
Kënga “Bella Ciao” është kënduar nga mbështetësit e protestave të grave kurde në Turqi dhe iranianeve në Paris, shkruan AFP, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse për një kohë të gjatë është lidhur me partizanët italianë, nuk ka prova se është kënduar nga ta, sipas Carlo Pestelli, autor i librit “Bella Ciao: The Song of Freedom”.
Ai tha se kjo këngë u bë e famshme gjatë luftës.
Mirëpo, historia e saj shkon prapa në shekullin e 19-të në traditat muzikore nga veriu i Italisë, që karakterizohej me tema pasionante, posaçrisht me dashuri të papërmbushur.
“Është e vështirë të thuhet saktësisht se nga e ka origjinën kjo këngë”, tha Pestelli për AFP.
“Nuk ishte këngë komuniste, por një manifesto për liri…ajo përfaqëson vlerat apolitike që çdokush i kupton dhe ndan”, shtoi ai.
Popullaritetin kjo këngë e ka arritur edhe përmes interpretimeve filmike si nga aktori francez Yves Montand dhe së fundi, ëshë përdorur si kolonë zanore në serinë e popullarizuar “Money Heist” në Netflix.
“Bella Ciao” mund të dëgjohet kudo që ka tubime, nga rrugët e New York-ut, në Hong Kong dhe Athinë.
Kjo këngë ishte kënduar shumë edhe gjatë fillimit të pandemisë së COVID-19 në vitin 2020.
“Bella Ciao”