Benefitet shëndetsore nga turmeriku

Turmeriku është një erz me ngjyrë të verdhë të gjallë që tradicionalisht përdoret në kuzhinën indiane.

Ndonjëherë i quajtur shafran indian, ai rritet natyrshëm në Azinë juglindore dhe është përdorur për arsye medicinale për shekuj me radhë. Turmeriku është i famshëm se përmban një antioksidues të fuqishëm të quajtur “curcumin”.

Falë curcuminës, turmeriku ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilat mund të luajnë një rol në reduktimin e rrezikut të disa sëmundjeve, si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Erëzat dhe shtesat turmerike janë bërë nga “rhizome” ose rrënja e bimës, të cilat gjenden në themele të bimës.
Turmeriku është i njohur gjerësisht se përmban veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Për shkak të kësaj, ai është studiuar si një ilaç potencial për ankthin, artritin, sindromën metabolike dhe shumë kushte inflamatore. Shkencëtarët ia atribuojnë shumicën e përfitimeve të shafranit përbërjeve të tij anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Edhe pse turmeriku është studiuar për shumë vite, shumica e studimeve janë bërë në kafshë ose in vitro. Për shkak se pak studime janë kryer te njerëzit, Institutet Kombëtare të Shëndetit pohojnë se përfitimet shëndetësore të turmerikëve janë ende të pasigurta. Megjithatë, disa prova të kufizuara tregojnë se turmeriku ka disa përfitime shëndetësore.

Sëmundja e veshkave, shkaktohet nga diabeti dhe prek një të tretën e të gjithë njerëzve me diabet. Nëse diabeti juaj nuk menaxhohet mirë, sheqeri i tepërt në gjakun tuaj mund të dëmtojë enët e gjakut të veshkave me kalimin e kohës. Dietologët kanë bërë gjetja se përdorimi i turmerikut ulë rrezikun nga sëmundja e veshkave. Kështu kanë konstatuar pasi që kanë gjetur nivel më të ulët të albuminave pas përdorimit të turmerikut. Ata gjithashtu kanë parë përmirësime në funksionimin e mirë të veshkave.

Inflamacioni është pjesë e mbrojtjes së sistemit tuaj imunitar. Kur hasni një virus ose dëmtoni veten, sistemi juaj imunitar dërgon qeliza dhe kimikate inflamatore, si citokinet për të mbrojtur dhe shëruar trupin tuaj. Inflamacioni kronik do të thotë se sistemi juaj imunitar mund të jetë duke dërguar një përgjigje nxitëse gjatë gjithë kohës, edhe kur nuk është e nevojshme. Inflamacioni kronik mund të çojë në dhimbje, lodhje, depresion, shtim në peshë, infeksione, refluks acidik dhe çështje të tjera.

Nëse përdorni tumerik për më shumë se 6 javë rezulton në më pak stres, dhe rritje të antioksidantëve gjë që përmirëson sistemin tuaj imunitar.

Sindroma metabolike e quajtur edhe rezistenca ndaj insulinës, është një gjendje që rrit rrezikun tuaj për diabetin e tipit 2, goditjet në tru dhe sëmundjet e zemrës. Sindroma metabolike karakterizohet nga sheqeri i lartë në gjak, triglyceridet e larta dhe tensioni i lartë i gjakut. Ajo përfshin gjithashtu obezitetin abdominal dhe kolesterolin e ulët HDL që cilësohet si i mirë në një në tre të rritur që kanë sindromën metabolike.

Është curcumini substanca e turmerikut ajo që ndikon shumë mirë në dikë që ka rezistencë ndaj insulinës.

Pra është lajm i mirë për diabetikët në mënyrë që të fillojnë të konsumojnë turmerikun. Pasi që përdorimi i tij zvogëlon cytokinet brenda një periudhe 8-javëshe.

Depresioni është një çështje mjekësore e zakonshme dhe serioze që karakterizohet nga ndjenja trishtimi, energjia e ulët, oreksi i ulët, humbja e kënaqësisë dhe simptoma të tjera. Pas përdorimit të tumerikut shumë pacientë me depresion kanë parë rezultate pozitive.

Kanceri i referohet një numri sëmundjesh që të gjitha kanë një gjë të përbashkët: qelizat fillojnë të rriten në mënyrë anormale, dhe ato përhapen dhe dëmtojnë indet e trupit aty pranë. Shumë studime janë kryer mbi turmerik dhe kancer. Shumica e këtyre studimeve tregojnë se nanoparticulet e curcuminit mund të ngadalësojnë rritjen e kancerit.

Artriti është inflamacion i nyjave ku takohen dy eshtra, si gjuri ose bërryli. Ka shumë lloje të artritit, dhe secili ka shkakun dhe trajtimin e vet. Artriti karakterizohet nga dhimbjet dhe ënjtjet e kyçeve, edhe pse shkaku i tij është i panjohur.

Turmeriku dihet se ka veti anti-inflamatore, të cilat mund të jenë të dobishme me kushte inflamatore si artriti. Studimet tregojnë se turmeriku mund të modifikojë qelizat proinflamatore të quajtura citokina, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin tek njerëzit me osteoartrit, lloji më i zakonshëm i artritit.

Përdorimi i turmerikut

Turmeriku është një erz që përdoret në gatim në shumë pjesë të botës. Në Indi përdoret në shumë meny, në Japoni shërbehet në çaj dhe në SHBA përdoret si suplement dhe erz. Curcumini në turmerik është gjithashtu në dispozicion në kremra, pije energjike, kozmetikë, dhe sapun./Koha.net