Berisha: Rama ulet para bashkëbiseduesve në tavolinë me bisht nën shalë, në Prishtinë si turist i paftuar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot rreth turit ballkanik të nisur nga Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se Rama e nis këtë tur më i poshtëruar se kurrë ndonjëherë një kryeministër i një vendi sovran.

“Së pari ai e nis turin i poshtëruar sepse për katër vite me rradhë, ai më shumë se kushdo tjetër në rajon kishte anatemuar procesin e Berlinit dhe kishte tundur në emër të padronit të tij flamurin e Ballkanit të Hapur, Serbisë së madhe, domethënë hegjemonisë serbo-ruse në rajon.
Kështu Edi Rama sot ulet para bashkëbiseduesve në tovolinë me bisht nën shalë dhe lutjen si i ngratë, mos kujtoni se jam Edi Rama i Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Berisha.

“Së dyti ai nis turin me “Ismailin” e tij në kurriz të takspaguesve shqiptar, më i poshtëruar se çdo kush tjetër, pasi për shkak të një ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme Kosova zyrtare: I refuzoi prerazi dhe me dinjitet ofertën e tij për ndërmjetes i pakërkuar dhe hodhi në kosh projektin e tij të marrë nga sirtaret e Vuçiç për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, tha Berisha.

“Kështu Prishtina bëri pluhur ëndrrën e tij, të ndërmjetësit, të negociatorit të cilin ai e konsideronte jetike për lëkurën e tij në një kohë kur ai është në hetim penal të hapur në Washington”, shkroi Berisha.

“Së treti Edi Rama nis këtë tur i poshtëruar sepse ai ulet perballë interlokutorëve të cilët shohin në sfond prapa tij McGonigal-in e lidhur me hekura që e pret Ramën të mbarojë bisedën për ta marrë si të bashkëakuzuar në sallën gjyqit. Shtoj këtu se akuzat për të dy nuk janë tashmë vetëm për korrupsion, por janë maisur keq edhe për disa çështje të tjera që si vepra penale, së paku trefishojnë dënimin me burg”, tha Berisha.”

“Së katërti ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkone në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i pa ftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta pres në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiç”, u shpreh ish-kryeministri.

“Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret. Pretendimi se takimin Rama e kërkoi në emër të nismës së Berlinit pikërisht ditën kur në Kosovë ishin për vizitë dy kryeministra të vendeve anëtare të BE për t’i përcjellë qeverisë së Kosovës mesazhet e BE, e bënë Ramën një qesharak që turperon veten dhe vendin e tij. Si përfundim mund të thuhet se ky është turi i vetëposhtërimit të Edi Ramës për shpëtimin e lëkurës së tij”. përmbyll postimin Berisha.