Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, teksa komentoi ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, se ky është një provokim i ri në mënyrë që kryeministri Albin Kurti të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës dhe në këtë mënyrë të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit.
Bërnabiq, në një deklaratë për mediat në Londër, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta ndihmojnë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
Ajo tha se dje ka biseduar me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, se si të përmirësohet situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se kanë prekur edhe çështjen e Kosovës.
“Kurti jo vetëm që nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit”, por po bërë lëvizje drejtpërdrejt në kundërshtim me atë që thuhet në Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Bërnabiq./Insajderi