Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka falënderuar sot, ambasadorin e Qipros, për votën e tyre ”kundër” Kosovës, për nisje të procedurës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Bërnabiq siç shkruajnë mediat serbe, mirënjohëse u shpreh gjatë vizitës lamtumirëse që pati, ambasadori i Qipros në Beograd, Demetrios Theophylactou.
Ajo po ashtu e ka falënderuar ata edhe për qëndrimin parimor të vendit të tij, i cili respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
Me këtë veprim, duket qartë se Serbia po vazhdon t’i thyejë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku obligohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./Sinjali