Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi përkatësisht Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel për të vazhduar diskutimet për të gjetur zgjidhje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), përcjell albinfo.ch.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se sot në Bruksel do të diskutohet për dinarin.
Bislimi e Petkoviqi u takuan në Bruksel më 25 mars, por nuk gjetën zgjidhje për dinarin.
Serbia po kërkon nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, kurse Kosova po këmbëngul se është në të drejtën e saj.
Kosova i ka dorëzuar propozimet për dinarin gjatë takimeve në kryeqytetin belg. Qeveria ka thënë se propozimet janë në linjë me Rregulloren e BQK-së.
Lajçak është shprehur optimist se në këtë takim do të ketë zgjidhje për këtë çështje.