Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar sot se krahas vendimit për financimin e projektit të Ndërtimit të Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës, Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar edhe ndarjen e 2 milon eurove për të përkrahur punësimin për qytetarët e komuniteteve joshumicë në tërë territorin e vendit.
Ai ka theksuar se kjo është vazhdimësi e politikave gjithpërfshirëse ” Kjo iniciativë vjen si vijimësi e politikave tona gjithëpërfshirëse, ndërkohë që vitin e kaluar lansuam dhe masën e subvencionimit të deri në 2 mijë vende të punës në sektorin privat për qytetarët që jetojnë në katër komunat në veri”.
Ky është postimi i plotë i Bslimit:
“Më shumë punësim, për më shumë integrim dhe gjithëpërfshirje.
Krahas vendimit për financimin e projektit të Ndërtimit të Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës, sot u aprovua dhe ndarja e mbështetjes financiare prej 2 milionë euro për të përkrahur punësimin për qytetarët e komuniteteve joshumicë në tërë territorin e vendit.
Kjo iniciativë vjen si vijimësi e politikave tona gjithëpërfshirëse, ndërkohë që vitin e kaluar lansuam dhe masën e subvencionimit të deri në 2 mijë vende të punës në sektorin privat për qytetarët që jetojnë në katër komunat në veri”.

