Bora dhe Donaldi e kallin në dasmën e ish-opinionistit të BBV





Të famshmit shqiptarë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, e kanë pranuar tashmë se janë bashkë.

Ata nuk fshihen më dhe shpesh janë parë duke shoqëruar njëri-tjetrin edhe nëpër evente të ndryshme.

E së fundmi çifti kanë marrë pjesë në dasmën e ish-opinionistit të Big Brother VIP, Arbër Hajdari, i cili ditën e djeshme (e shtunë) kurorëzoi dashurinë me martesë me bukuroshen nga Kosova, Vlera Devolli.

Në rrjete sociale po ashtu janë publikuar video të shumta, ku shihet Bora dhe Donaldi duke kërcyer dhe shumë të lumtur së bashku.

Ish-ylli i “Përputhen” u shfaq elegante e veshur me një fustan të zi të gjatë. Dhe Donaldi gjithashtu e shoqëroi me një kostum të zi.

Bora theksojmë se ka qenë e ftuara e parë në emisionin “Më lër të flas”, të vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romes.Reklama

Ajo ka folur për pajtimin me aktorin nga Vlora, takimin në BB VIP e për shumë gjëra të tjera.
Shih Videon