Bora Zemani e zbulon publikisht, ja sa ka qenë rroga e saj e parë që ka marrë





Bora Zemani e cila karrierën e saj në televizion e ka nisur në Top Channel si velinë, padyshim sot është ndër prezantueset me të suksesshme në vend.

E ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Bora tregoi se për atë për atë periudhë merrte një pagë të mirë teksa tregoi edhe shifrën prej 700 mijë lekësh të vjetra.

Bora tha se televizionin e ka dashur që në fillimet e saj dhe shpreson se kjo periudhë e artë për të të mos jetë kulmi.

“Rrugëtimi në televizion ka nisur si velinë në “Fiks Fre. Ka qenë puna e parë, këtu kam marrë rrogën time të parë, ku fillova të isha e pavarur. Rroga ishte e mirë, 700 mijë lekë të vjetra për atë periudhë ishte një shifër goxha e mirë. Pas përfundimit të sezonit si velinë në “Fiks Fare”, mu ofrua të prezantoja motin. Me emision për fëmijë e kam nisur tamam tamam, e duke vijuar me emsionione të tjera.

Televizionin e kam dashur shumë që në fillimet e mia, nuk e kam parë ku do arrij, por kam shijuar momentin. Gjërat kanë ardhur hap pas hapi, gjithmonë një shkallë më shumë. Shpresoj që ky mos të jetë kulmi im, nuk i dihet se çfarë ka”- tregoi Bora.

Moderatorja e cila kaloi sy sezone të suksesshme në “Përputhen” do të prezantojë spektaklin më të madh të kërcimit, “Dancing with the stars” i cili pritet të nisë më 7 tetor.