Borrell: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell thotë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor në të.

Borrell këtë deklaratë e bëri në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Klankosova.tv.

“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”.

Mes tjerash, Borrell tha se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së ka nisur që nga viti 2005.

“Unë besoj shumë se ne jemi avancuar vetëm së bashku me Ballkanin Perëndimor, dhe Bashkimi Evropian dhe nuk do të jetë i plotë pa ju”.

“Sot shënohet një përparim i madh që do të jetë vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, për Bashkimin Evropian. Unë kam qenë president i Parlamentit Evropian në vitin 2005 kur kryeministri i Maqedonisë së Veriut në atë kohë mori opinion pozitiv nga Komisioni Evropian, ishte viti 2005 17 vjet më parë”, tha Borrell.