Britania e Madhe sanksionon ministrat rusë, promovuan politika që destabilizojnë Ukrainën

Ministrat rusë të Kulturës dhe Arsimit janë përfshirë në një grup të ri sanksionesh nga Britania e Madhe.

Qeveria britanike njoftoi se këtu përfshihet ministrja ruse e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministri i Arsimit, Sergej Kravtsov.

Lyubimova u tha se kishte ofruar mbështetje dhe promovuar politika që “destabilizojnë Ukrainën ose kërcënojnë integritetin territorial”.

Të tjerë, përfshirë Kravtsov, u sanksionuan për përfshirjen e tyre në atë që Mbretëria e Bashkuar e përshkroi si “programin e qeverisë ruse për dëbimin e detyruar dhe riedukimin e fëmijëve ukrainas”./Sinjali