Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

runei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka njoftuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit Haji Hassanal Bolkiah, nënshkruam Marrëveshjen për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit – një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.” – shkruan Osmani.

Marrëveshjen për heqjen e vizave Osmani e ka quajtur urë miqësie, e ndërtuar mbi respekt dhe mirëbesim.