Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc në një aksion të shpejt kanë arrestuar B.XH. (1983) dhe G.XH (1989) nga rrethi i këtij qyteti, pasi dyshohen se kanë bërë veprën penale vjedhje e rëndë, transmeton Spektri nga raporti i policisë.
Dyshohet se të lartëpërmendurit dje kanë hyrë në një depo të materialit ndërtimorë në Bujanoc dhe kanë vjedhur material ndërtimorë.
Materialin e vjedhur policia e ka gjetur dhe ja ka kthyer më pas pronarit./Spektri