Përfaqësuesit e bashkësive lokale në Bujanoc tashmë janë obliguar që të grumbullojn emrat e të gjithë të interesuarëve për të u vaksinuar me vaksinën Astrazenecca.
Vaksinimi i banorëve nga këto lista do të bëhet deri ditën e diel, ka njoftuar drejtoresha e shtëpisë së shendetit në Bujanoc dr Daliborka Pavlloviq.
Vaksinimin në fshatëra do ta kryej ekipa mobile e shtëpisë së shëndetit, ndërsa qytetarët gjithashtu mund të paraqiten edhe përmes këtij numri të telefonit: 066 099 84 00
Për të organizuar sa më mirë vaksinimin, është e patjetërsueshme që të dorëzohen listat nga bashkësitë lokale./Spektri