Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka akuzuar edhe njëherë sot ish pushtetin për borgjet e mbetura.
Kryetari sot përmes facebook-ut njoftoi se Komuna ka kryer pagesën e kamionit të blerë më 12 Qershor të cilin e kishte prezentuar ish Kryetari Nagip Arifi.
Sipas Pajazitit, kamioni i prezentuar ishte shfrytëzuar vetëm si “propagandë gjatë fushatës” nga pushteti i kaluar, ndërsa pagesa është kryer sot nga ai.
Ky është postimi i kryetarit Arbër Pajaziti:
Një borxh më pak për Bujanoc!
Sot, si Komunë e Bujanocit, kemi kryer pagesën e këstit të fundit për kamionin që pushteti i kaluar e kishte blerë për 20 milionë dinarë, por nuk kishte paguar asnjë dinar për të.
Ky kamion u përdor si mjet propagande gjatë fushatës së tyre, ndërsa barra financiare mbeti mbi komunën dhe qytetarët tanë. Sot, falë punës së përgjegjshme të ekipit tonë, kemi arritur ta përmbyllim këtë detyrim dhe të sigurojmë që ky kamion të jetë realisht në shërbim të qytetarëve të Bujanocit, pa borxhe mbi supe.
Zotohemi për menaxhim transparent dhe të përgjegjshëm me fondet publike. Këto janë hapat e parë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne!
https://www.facebook.com/share/p/18Ca8kxuC1/
Postimi më 12 Qershor nga ish pushteti