Në Bibliotekën e qytetit “14. Nëntori” në Bujanoc shënohet “Dita botërore e librit”, me ç’rast fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë” vizitojnë bibliotekën e qytetit.
Drejtoresha Jelena Simiq për portalin Spektri ka treguar se “me rastin e “Ditës botërore të librit” kemi organizuar një aktivitet me fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë” të disa grupeve dhe ata të grupit të përzier, të cilët kanë vizatuar personazhe të ndryshme të librave për fëmijë”.
Simiq theksoi se “në bashkëpunim me punëtorët e Bibliotekës sot kemi ekspozuar edhe disa tituj të librave me autor ndërkombëtarë në Sheshin e qytetit ku adhuruesit e librit kanë mundësi ti shohin këta tituj”.
Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.
Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.