Bujanoc: Të mërkurën organizohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut!

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë shpallur ftesën për një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut.

Sipas njoftimit, Shoqata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Vranjë do të organizojë këtë aksion të mërkurën, më 23 prill 2025.

Aksioni do të mbahet në palestrën sportive “Rinia” në Bujanoc.

Siç është paralajmëruar, aksioni do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.