Bujanoci pret Panairin e 9-të Ndërkombëtar të Bletarisë – “Bletët Nuk Njohin Kufij”

Më 22 mars 2025, qyteti i Bujanocit do të jetë nikoqir i Panairit të 9-të Ndërkombëtar të Bletarisë, një ngjarje e rëndësishme që bashkon bletarë, ekspertë dhe entuziastë nga rajoni dhe më gjerë.

Me temën “Bletët Nuk Njohin Kufij”, ky panair tradicional do të grumbulloj bletarë nga vendi dhe rajoni për të shkëmbyer përvojat dhe inovacione.

Në Panairin e mjaltit gjithmon ofrohet një gamë e gjerë produktesh të bletarisë, nga mjalti dhe produktet natyrore, deri tek teknologjitë më të fundit për zhvillimin e bletarisë.