Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes

Shumë ndryshime në stilin e jetës mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin e juaj. Ngjitja e shkallëve në vend të ashensori, pjekja në skarë në vend të fërgimit apo refuzimi i ndonjë gotë verë mund të ndikojnë që të keni një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të vogëla, shumë njerëz pyesin vetën se a është më mirë të pini çaj të gjelbërt në vend të kafes në mëngjes. Provat për të gjitha përfitimet nga çaji i gjelbërt ende janë duke u zbuluar, por këto janë disa nga faktet që mund të bëjnë që ju të ndryshoni rutinën e mëngjesit.

Çaji i gjelbërt dhe ai i zi janë nga një bimë e vetme, por çaji i gjelbërt është më pak i procesuar. Për shkak të kësaj ka një koncentrim më të madh të kaqetinës. Kaqetina është pjesë e një përbërje bioaktive të njohur si flavonoid që mendohet se redukton stresin.

closevolume_off
Çaji i gjelbërt mund të ndihmojë njerëzit që të humbin në peshë por jo aq shumë sa që mendojnë shumica e njerëzve. Për të humbur peshë duhet një dietë komplete dhe çaji i gjelbërt nuk është përgjegjësi kryesor për këtë.

Ka disa prova poashtu që çaji i gjelbërt ndihmon në reduktimin e rrezikut për shëndetin e zemrës.

Gjithsesi zgjedhja se a do pini çaj të gjelbërt apo kafe në mëngjes është e juaja./Insajderi