Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes partnerëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift në Prishtinë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë zënka dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti rreth telefonit, ku i dyshuari ka eskaluar në dhunë fizike ndaj 44-vjeçares.
Kjo e fundit ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe rastin e ka denoncuar në Polici.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’./Sinjali