Në mbledhjen e sotme të shtabit të krizave është shqyrtuar edhe propozimin e Ministrisë së Arsimit për vlersimin e nxënësve.
Kujtojmë se nxënësit e shkollës së mesme dhe cikli i lart i shkollave fillore janë duke ndjekur mësimin online, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
Me vendimin e ri është mundësuar që nxënësve të cilët janë duke ndjekur mësimin në distancë, vlerësimi i tyre për nota dhe provime mund të bëhet në grupe të vogla, në hapsirat e shkollave që është e mudnur.
Ndërsa ministria në bashkëpunim me administratat lokale do të tentojn që t’ja mundësojn nxënësve këto vlerësime dhe provime.
Me një fjal, nxënësit do të vazhdojn të ndjekin mësimin online, ndërsa shkollat do ta caktojn se cilat grupe do të vijnë në shkollë për të u vlerësuar.
Nxënësit e klasave nga e para deri në të katërtën do ta vazhdojn mësimin në shkolla, me të njejtin model.