Paga minimale në Portugali do të rritet në 870 euro në muaj në vitin 2025 pasi ministri i punës i vendit tha këtë javë se rritja ishte “absolutisht një punë e kryer”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aktualisht, punëtorët në Portugali marrin një pagë minimale prej 820 euro në muaj.
Sipas të dhënave nga Eurostat, nga 22 shtete anëtare, paga minimale e Portugalisë renditet e dymbëdhjeta në BE.
Pas Luksemburgut është Irlanda, ku punëtorët marrin një pagë minimale prej 1,840 euro në muaj. Holanda vjen e treta me 1,829 euro në muaj.
Belgjika është gjithashtu në top pesë vendet me pagë minimale më të lartë në BE me një pagë mujore prej 1,774 euro.
Gjermania paguan minimalisht 1,761 euro, ndërsa në Francë paga minimale është 1,550 euro në muaj.
Por çfarë konsiderohet një pagë e mirë?
Euronews Business raportoi së fundmi për atë që konsiderohet një pagë e mirë në të gjithë Evropën, duke krahasuar të dhënat.
Përgjigja sigurisht varet nga faktorë të tillë si vendi ku jetoni, përvoja juaj, arsimi, industria, nevojat dhe mënyra e jetesës.
Ndërkohë, që nga viti 2024, paga mesatare neto mujore në Francë është 2,587 euro, ndërsa paga mesatare është 1,940 euro, sipas HousingAnywhere.
Në mënyrë tipike, një pagë e mirë për një jetë të rehatshme në Francë është rreth 3,200 euro në muaj për një person beqar ose 5,600 euro në muaj për një familje me tre anëtarë.
HousingAnywhere gjithashtu vuri në dukje se paga mesatare neto në Spanjë në 2024 është 1,785 euro në muaj, ose 2,250 euro bruto.
Në Irlandë, një pagë bruto që varion midis 4,100 dhe 6,000 euro në muaj konsiderohet e mirë për një jetë të rehatshme, sipas Instarem.
Paga mesatare bruto për punëtorët me kohë të plotë në vend është 3,220 euro në muaj. /Telegrafi/