Veturat e Teslas u testuan për mënyrën e lehtë të pastrimit, në rast se ndotet me pije. Kjo u verifikua kur në ulësen e përparme me ngjyrë të bardhë u hodh pakëz verë e kuqe.
Në videon e publikuar nga kompania amerikane, punonjësi hedh verë dhe me një faculetë arrin ta pastrojë lehtë.
Kompania e Elon Muskut është lavdëruar vazhdimisht për lehtësinë e pastrimit të veturave.
“Shumica e papastërtisë mund të fshihet vetëm me ujë të ngrohtë dhe me leckë mikrofibër”, ka shkruar Tesla në Twitter.