Ndonëse djathi është një nga ushqimet e preferuara të shumë njerëzve, dietologët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i tij mund të rezultojë në disa efekte anësore.
Gjegjësisht, siç tregon dietologia Mary Sabat për portalin Eat This, ngrënia e djathit mund të shkaktojë një sërë efektesh anësore që mund të ndikojnë në trupin dhe shëndetin tonë, veçanërisht nëse nuk konsumohet në sasi të moderuar, transmeton Klankosova.tv.
Por pse ndodh kjo dhe çfarë ndodh saktësisht me trupin tonë kur hamë shumë djathë?
“Këto efekte mund të shkaktohen nga faktorë të tillë si përmbajtja e lartë e yndyrës së djathit, përbërja hormonale e produkteve të qumështit, reagimi i mundshëm inflamator ndaj yndyrës së ngopur dhe rreziku i kontaminimit bakterial në lloje të caktuara djathi. Është e rëndësishme të ruhet një dietë e ekuilibruar dhe e larmishme për të zbutur këto rreziqe” , shpjegon Sabat, transmeton Klankosova.tv
1.kapsllëku
2.fryrje apo gazra
3.ngërçet e barkut
4.urth
5.probleme të lëkurës (akne, puçrra)
6.rrezik më të lartë të kancerit të zorrës së trashë
7.humbja e lëngjeve në trup
8.diareja
9.çrregullime të shëndetit të zemrës
10.kolesterol të ngritur.