“Çmimet e naftës në Kosovë bien si para 5 vjetëve”

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve.

Berjani bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent. Raporton Gazeta Express

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi esht drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte Dizelli të jetë 1. € deri ne 1.15 cent, po ashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha ai.

Çmimet në rajon:
Kosovë

Dizelli 1.23 €/ lit

Benzina 1.30 €/lit

Shqipëri

Dizel 1.59 €/lit

Benzina 1.60 €/

Serbi

Dizell 1.57 €/Lit

Benzin 1.59 €/lit

Mali Zi

Dizel 1.41 €/lit

Benzina 1.58 €/lit

Bosnia

Dizel 1.27 €/lit

Benzina 1.27 €/lit

Maqedonia Veriore

Dizel 1.15 €/lit
Benzin 1.31 €/lit