Sipas të dhënave të fundit të publikuara për Rrethin e Pçinjës, komuna e Bujanocit gjindet në mesin e më të prekurve me Covid-19, raporton Spektri.
Në 24 orët e fundit nga Bujanoci kanë rezultuar 31 persona pozitiv, ndësa 18 nga komuna e Preshevës.
Në Rrethin e Pçinjës janë testuar gjithsejt 780 persona, ndërsa 396 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Komuna e Vranjës është me më së shumti persona të prekur, me 232 persona pozitiv, Surdulica 46, Vlladiçin Hani 28, Tërgovishta 22 dhe Bosiligradi 19./Spektri